(02.11.2007 RV)Lasgush Poradeci “Vdekja e Nositit” (Nositi,
siç thirret në Pogradec pelikani, është edhe simbol i Krishtit që me gjakun e tij,
shëlben mbarë njerëzimin. Prandaj pelikanin e gjejmë vazhdimisht të skalitur mbi dyert
e tabernakujve).Me zjarr ju flas..., me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr... Që
t'i jap shpresë-edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemërak, fatlum dh'i
pastër si zëmbak, po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë-urtuar zogjtë-e
mi, dh'u jap ushqim me dashuri - një dashuri për llaftari:
Pa nis
ah! gjirin ta godas... dh'e hap ah! gjirin më një ças..., dh'i nginj ah! zogjtë-e
vdes me gas!...
Ahere-helmohet e buçet pas mallit tim liqeri-i shkret, e
rrit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund, ay e hap sa me të mund, gjer
mun në gjit, gjer mun në fund.
E shpirtin dyke ma përcjellë, më thotë
ah! shih sesa 'sht'i fellë ky gjir'i em që të pat pjellë...