Turqia vendos sanksione kundër Kurdistanit irakian. Fillon Konferenca ndërkombëtare
për Irakun
(02.11.2007 RV)U hap sot në Stamboll, konferenca mbi Irakun në të cilën marrin
pjesë 5 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ata të G-8-ës. Në tryezën
e bisedimeve, tensioni ndërmjet Bagdadit dhe Ankarasë. Në Turqi ka mbërritur sekretarja
e shtetit amerikan, Kondolica Rajs, e cila po përpiqet të bindë kryeministrin Erdogan
të mos ndërhyjë ushtarakisht kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut. Ndërkaq, në
Irak, një ushtar polak është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit
të një mine artizanale.