2007-11-02 17:45:21

Në OKB, 5 milion firma kundër dënimit me vdekje


(02.11.2007 RV)5 milion firma kundër dënimit me vdekje do të paraqiten sot para presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Srgjan Kerim, nga një delegacion i përbërë prej Bashkësisë italiane të Shën Egjidit dhe prej Koalicionit Botëror kundër dënimit me vdekje. Takimi do të ndiqet nga një konferencë shtypi, në të cilën do të flasë, i lidhur me video, edhe kardinali Renato Rafaele Martino, president i Këshillit papnor për Drejtësinë e Paqen. Dje, Brazili dhe Zelanda e Re, në emër të 72 vendeve depozituan në komisionin përkatës të asamblesë, projekt-rezolutën mbi pezullimin e dënimit me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.