2007-11-02 16:40:20

Imzot Miliore: mbrojmë jetën në tërësi, duke iu kundërvënë abortit, eutanazisë e dënimit me vdekje.


(02.11.2007 RV)RealAudioMP3 Në Pallatin e Qelqit në Nju Jork vijojnë punimet e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Merr pjesë edhe kryeipeshkvi Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së. Gjatë një interviste telefonike, dhënë nga Nju Jorku, e pyetëm:

Pyetje: - Imzot Miliore, këto ditë keni nënvizuar disa herë faktin se paqja nuk mund të sigurohet, në se nuk ecet në rrugën e detyrueshme të respektimit të të drejtave të njeriut. E ndërmjet tyre, themelore është e drejta e lirisë fetare, e mohuar në shumë shtete…

Përgjigje: - Po. Faktikisht, çështja e dialogut ndërfetar e ndërkulturuor ndjehet shumë këto ditë në Kombet e Bashkuara; e është mirë që ngjet kështu, pikërisht sepse ky dialog është mjet e mënyrë për të siguruar atë paqe, atë bashkëjetesë paqësore që e dëshirojmë të gjithë. Por, duhet të jetë dialog që niset ‘nga’ e arrin ‘në’ një respekt e në një promovim më të madh të së drejtës së lirisë fetare.

Pyetje: - Ju keni folur kryesisht për ligjet mbi blasfeminë, duke i parë si shkaktare të shumë vuajtjeve…

Përgjigje: - Po, sigurisht, ashtu janë. Ajo që kërkojmë e që besojmë se përkon me respektimin e dinjitetit të njeriut, është të rregullohen këto çështje e, mbi të gjitha, njerëzit e akuzuar për blasfemi, të trajtohen duke respektuar të drejtat e tyre. E kjo, sepse shpesh atyre u mohohet e drejta e një procesi të rregullt, ndërsa janë para dënimit me vdekje, dënim tepër i rëndë. Prandaj kërkojmë respekt shumë më të madh për njerëzit e akuzuar si blasfemë.

Pyetje: - Keni bërë thirrje edhe për respektimin e së drejtës së njeriut për të jetuar nga zënia deri në vdekjen e natyrshme…

Përgjigje: - Çështja e dënimit me vdekje mund të kuptohet, mund të mendohet vetëm në kontekstin e së drejtës për jetën, e e drejta për të jetuar nis nga zënia e shkon deri në fund të jetës. Prandaj, kur respektohen të gjitha fazat e jetës, mund të zgjidhet shumë më mirë edhe çështja e dënimit me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.