(01.11.2007 RV) Dom Ndre Mjeda “Andrra e jetës” Deka e Trinkës … …
… … … … … Por tirte ndejë te votra, tue kqyrë me zemër t'plasun, tue nduk'
at' shllungë të rrasun iu mbushnin sytë me lot. Kur nji mbas nji pranë zjermit
u mblodhën gjumit fëmija, u çue, e t'dy, si kija, mbi t'shtruemen i vendoj.
E tirte prap te votra; pêj tirte për xhubleta, e i dukej se tu këneta,
se n'shpella me dragoj, tirshin dhe shtojzovallet tue luejtë pa mejun
gishtat; siellshin në pleq ferishtat ndoshta edhe fëmin' e vet? E shkoj
me i pa tue pritun dritën e pishës me dorë; ngrykas, si dy qiellorë, me
krahë pa pupla i gjet. III Cice, shka ka sot Trinka qi po priton m'u çue?
Zgjoje me dalë me mue, me lëshue bag'tin' e vet. - Bij', mos e prek, se
njomja tash a tue folë me Zojen; len zan' e mos çil gojen se e lumja Zojë
t'bërtet. Qe prifti, nanë, qe dajat mbas tij, me qiri n'dorë; katundca
me malcorë sa shpia nuk i xe. - Rri, bij' se sonte Trinka po shkon me
bujtë te Zoja; merri këto lule e çoja së lumes dhunti për të.