2007-10-31 15:57:28

Berisha:Shqipëria mbështet zgjidhjen e statusit final të Kosovës


(31.10.'07 RV)Shqipëria ka mbështetur, mbështet dhe do të mbështesë zgjidhjen e statusit final të Kosovës, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj për pavarësi, tha Kryeministri i Shipërisë Sali Berisha në "Konferencën e Ambasadorëve 2007" në Tiranë. Shpesh shtrohet pyetja pse kjo mbështetje, pyeti Berisha, duke thënë se "ka vetëm një përgjigje: ne mbështesim pavarësinë e Kosovës, sepse mbështesim paqen". Duke folur para diplomatëve shqiptarë, Berisha theksoi se paqja është kryesore për Shqipërinë si "dhe padyshim dinjiteti i qytetarëve shqiptarë në Kosovë".Prandaj ideja e dy shteteve shqiptare është thjesht ksenofobi, tha kryeministri Sali Berisha

E Shefi i UNMIK, Ryker anullon viziten e tij ne Tirane. Shkak për anullimin e vizitës së shefit të UNMIK është bërë një defekt para nisjes në helikopterin me të cilin ai do të udhetonte.

Kosove, zv/shefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk nen akuze per korrupsion.
Një investigim nga ekspertë të OKB, ka arritur në perfundimin se administrata e UNMIK në Kosovë është përfshirë në një sërë aferash korruptive nga skandalet që nga keqmenaxhimi i aeroportit të Prishtinës deri te vrasja e 2 protestueve në shkurt të këtij viti nga paqeruajtësit rumunë, që përdorën plumba gome të 13 viteve më parë, tek liçensimi i disa firmave si dhe procesi i shumëdiskutuar i privatizimit. Kjo është bërë e ditur sipas një investigimi të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, në një artikull lidhur me të cilin është publikuar dje në faqen e internetit të OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.