2007-10-30 19:00:05

SHBA-së nuk janë duke u përgatitur për të sulmuar ushtarakisht Iranin.


(30.10.'07. RV)Këtë siguron Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënësit Dana Perino. “Nuk ka asnjë arsye që njerëzit të mendojnë se presidenti është duke menduar të urdhërojë sulmin ushtarak ndaj Iranit…kjo duhet të jetë e qartë. Jemi duke vijuar në udhën e doplomacisë”.

 
Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Franca, kanë hedhur dyshime mbi pohimet e kreut të Agjencisë së KB për Energji Bërthamore, Mohamed el-Baradei, sipas të cilit nuk ka prova se Irani dëshiron të ndërtojë armë bërthamore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se përpjekjet e Iranit për pasurimin e uraniumit dhe jo importimi i uraniumit të rafinuar, i cili kushton më lirë, lënë të kuptohet se Republika Islamike synon të ndërtojë armë bërthamore.

Shefi i Organizatës për energji bërthamore, Mohamed el Baradei, kërkon krijimin e një sistemi ndërkombëtar, për parandalimin e furnizimeve me lëndë bërthamore. Para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Baradei shpjegoi se kjo masë është e domosdoshme me qëllim të uljes së rrezikut për prodhimin e armëve bërthamore.







All the contents on this site are copyrighted ©.