2007-10-30 19:00:16

Pakistan:7 të vdekur në një atentat në Ravalpindi


(30.10.'07 RV)Përsëri gjakëderdhje në Pakistan. Nga një sulm vetëvrasës me bombë në Ravalpindi, jo larg shtabit të përgjithshme ushtarak të presidentit Musharraf vdiqen të paktën 7 vetë e u plagosën 13 të tjerë. Ndër të vrarë janë tre policë dhe katër këmbësorë të rastit. Sipas televizionit pakistanez në momentin e shpërthimit, Musharraf i cili gjendej në rezidencën e tij brenda shtabit të përgjithshëm ushtarak, ishte në mbledhje me përfaqësuesë qeveritar e provincial për të diskutuar mbi situatën e vështirë të këtyre ditëve në Vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.