2007-10-30 19:00:52

Bagdad:gjendet i vrarë një gazetar irakian


(30.10.'07 RV)Në kryeqytetin irakian, Baghdad, gjatë fundjavës është vrarë drejtori sunit i revistes së përjavshme ‘Al Toum’. Observatori i Lirive të Gazetarëve të Irakut, organizatë joqeveritare irakiane thotë se Shehab Mohamed al-Hiti, botues i një reviste arabe është parë për herë të fundit të shtunën, duke dalë nga shtëpia e tij në pjesën perëndimore të Bagdadit. Forcat e sigurimit kanë gjetur trupin e tij po atë ditë në mbërmje në lagjen veriore shiite të Bagdadit, Ur. Vdekja e tij e rrit ne 218 gaztare te vrare ne Irak qe nga fillimi i luftes, sipas te dhenave te Observatorit

Gjithnjë në Irak e pikërisht në Bakuba, janë gjetur të paktën 30 kufoma me koka të prera. Zbulimi u bë disa orë pasi një kamikaze shkaktoi vdekjen e 30 policëve irakianë në veri të kryeqytetit.SHBA-së nuk janë duke u përgatitur për të sulmuar ushtarakisht Iranin. Këtë siguron Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënësit Dana Perino. “Nuk ka asnjë arsye që njerëzit të mendojnë se presidenti është duke menduar të urdhërojë sulmin ushtarak ndaj Iranit…kjo duhet të jetë e qartë. Jemi duke vijuar në udhën e doplomacisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.