Kryeartikulli i parë i profesor Vian:gazeta e Papës u drejtohet miqësisht të gjithëve,
për t’u ballafaquar, me respekt e qartësi, në tema si dinjiteti i njeriut e drejtësia.
(28.10.2007 RV)Sot editoriali i gazetës së mirënjohur vatikanase, pas 23 vjet
drejtimi nga ana e Mario Agnes, që përshëndetet me lexuesit, nënshkruhet me emrin
e drejtorit të ri. “Gazetë e ideve”- “gazetë e Papës”, që ka për qëllim t’i përhapë
mësimet dhe predikimet e Pasardhësit të Shën Pjetrit, duke ruajtur natyrën e veçantë
dokumentare e duke zhvilluar atë të informacionit gazetaresk”. Kështu shkruhet në
kryeartikullin e numrit të parë, nënshkruar nga drejtori i ri i ‘L’Osservatore Romano-s’,
Gjovani Maria Vian, i cili njofton se fletorja do të vijojë të ketë frymëmarrje ndërkombëtare,
duke i lënë hapësirën e duhur panoramës informative botërore, në të cilën një vend
të rëndësishëm zënë kishat e bashkësitë fetare katolike në kontinente të ndryshme,
gjithnjë në dialog me konfesionet e krishtera, por edhe me hebraizmin, islamin e fetë
e tjera të botës.