2007-10-26 17:40:45

Del Ponte në Serbi: nuk pengoj integrimin në Evropë, por dua arrestime


(26.10.2007 RV)Dita e dytë e vizitës së kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte në Serbi. Nuk dua të pengoj rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – ka deklaruar ajo – por përsëris se katër të kërkuarit për krime lufte, akoma të pakapur, duhet të ekstradohen sa më shpejt. Del Ponte akuzoi autoritetet e Beogradit se u mungon vullneti politik për dorëzimin e kriminelëve, pavarësisht se janë bërë hapa përpara drejt një bashkëpunimi më të mirë.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës, programi bërthamor i Iranit dhe marrëveshja e re e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian do të jenë ndër temat kryesore të samitit BE-Rusi në qytetin portugez Mafra. Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me liderët e BE-së për herë të fundit para largimit nga detyra.
Mbrëmë, Putin bëri thirrje për "durim" lidhur me statusin e Kosovës, por nuk harroi të nënvizojë se pavarësia e saj mund të inkurajojë separatizmin në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.