2007-10-26 17:26:28

Benedikti XVI priti kryeministrin e Republikës së Islandës, Geir Haarde.


(26.10.2007 RV)“Impenjim i përbashkët në favor të paqes, luftë kundër varfërisë e politikë që mbron ambientin”. Këto ishin temat kryesore që u prekën gjatë takimit të Atit të Shenjtë dhe kryeministrit të Republikës së Islandës, Geir H. Haarde, i cili u prit sot paradite në audiencë private në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Pas bisedimeve me Papën, kryeminstri islandez u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Tarçizio Bertone si dhe me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, kryeipeshkvin Dominik Mambertì. Siç njofton një notë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë respekti reciprok. Gjatë audiencës u theksua edhe ndihmesa e shquar që i jep Kisha katolike shoqërisë, posaçërisht në fushën arsimore, edukative e shoqërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.