Maqedonia nuk lejon flamurin shqiptar në institucione
(25.10.2007 RV)Maqedonia nuk do të lejojë më valëvitjen e flamurit shqiptar
në institucionet e saj. Gjykata Kushtetuese e Shkupit shfuqizoi dje disa nene të ligjit
“Për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike”, duke vendosur që flamuri i pakicave
etnike nuk do të ngrihet çdo ditë para ndërtesave qeveritare, por vetëm në rastet
e festave shtetërore. Përdorimi i flamurit kufizohet edhe në jetën e përditshme të
qytetarëve. Ligji është miratuar në vitin 2005 si zbatim i marrëveshjes së Ohrit,
e cila u premtonte shqiptarëve më shumë të drejta, përdorimin e gjuhës, të simboleve
etnike dhe përfshirjen më të madhe në administratën maqedonase. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje
ka qenë edhe një ndër kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian për të nënshkruar me
Maqedoninë, marrëveshjen e asociim-stabilizimit.