2007-10-24 16:41:11

Java për çarmatimin, por rriten shpenzimet ushtarake


(24.10.2007 RV)Hapet sot java për çarmatimin, promovuar nga OKB-ja për të frenuar garën e armatimeve e për të nxitur paqen, përballë rritjes së shpenzimeve ushtarake në botë.
Ne Mesazhin e tij të parë për Ditën Botërore të paqes 2006, Papa Benedikti XVI pati thënë me trishtim: “Në amullinë e moçalit të indiferencës së përgjithshme qëndron procesi politik e juridik për konsolidimin e rrugës drejt çarmatimit”. Vetëm vitin e kaluar shpenzimet ushtarake në botë janë rritur me 3,5%, duke arritur në 1204 miliard dollarë, apo 184 dollarë për çdo banor të Tokës. Shifër që skandalizon edhe më tepër po të mbahet parasysh se do të mjaftonin vetëm 760 miliard dollarë për të zhdukur vrafërinë brenda vitit 2015.

Vazhdon kriza Turqi-Irak për problemin e kurdëve të Partisë së Punës së Kurdistanit. Parlamenti i rajonit autonom kurd në Irak u mblodh sot për të vendosur disllokimin e milicëve kurdë, peshmerga, në kufi. Lideri i rajonit, Masud Barzani u ka bërë thirrje separatistëve të ndalin inkursionet e tyre në Turqi. Kjo e fundit ka tashmë rreth 100 mijë ushtarë në kufi.

Emergjencë nga zjarret në Jug të Kalifornisë, deri në kufi me Meksikën. Deri tani, flakët kanë shkaktuar 5 të vdekur e rreth një milion vetë janë shpërngulur. Është evakuimi më i madh i popullsisë që është bërë ndonjëherë në shtetin amerikan. Pentagoni ka dërguar në vend 6 avionë me kapacitet 12 mijë litra secili, por vatrat e zjarrit akoma nuk janë shuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.