2007-10-23 17:32:55

Atë Samir Khalil Samir për letrën e 138 dijetarëve myslimanë drejtuar Papës e të krishterëve: një hap i rëndësishëm drejt dialogut të vërtetësisë.


(23.10.2007 RV)RealAudioMP3 Për jehonën e Letrës së dërguar nga 138 prijës myslimanë Benediktit XVI e liderëve të tjerë të krishterë, e sidomos për përmbajtjen e saj, intervistuam edhe jezuitin Atë Samir Khalil, profesor i historisë, i kulturës arabe dhe islamologjisë pranë Universitetit të Shën Jozefit në Beirut:
Përgjigje: - Ka një aspekt pozitiv kryesor: në themel të të gjithë Letrës vihet dashuria e Hyjit-dashuri për njeriun, për të afërmin. Një mënyrë e tillë të shkruari nuk është absolutisht e zakonshme për mënyrën e të menduarit e për teologjinë islamike. Është tipikisht e krishterë të flasësh për dashurinë e Zotit, në sa në traditën myslimane është diçka tepër e rrallë. Prandaj duket qartë se kemi të bëjmë me një akt vullnetmirë, me një kërkim për të gjetur terrenin e përbashkët.
Pyetje: - Cilat janë të rejat që spikasin në këtë Letër?
Përgjigje: - Aspektet e reja janë të shumta. Mbi të gjitha, po ta krahasojmë me Letrën e parë drejtuar Papës, me frymë paksa kritike, në këtë Letër nuk ka kurrfarë kritike. Është thjeshtë propozim për të gjetur të përbashktën ndërmjet dy feve. Që në titull citohen nga Kurani fjalët më të bukura të Muhametit për fenë e krishterë: “Të merremi vesh së paku për një gjë: që Zoti është një i vetëm”. Për t’u theksuar është edhe se grupi që nënshkroi Letrën e parë përbëhej nga 38 përfaqësues, i dyti, nga 138.







All the contents on this site are copyrighted ©.