2007-10-21 17:56:02

Dje dhe sot në Brazil u shpallën tre të lum të rinj.


(21.10.2007 RV)Dje e sot Kisha e Brazilit kremtoi praninë e tre të lumëve të rinj.
Dje, në Tubarlo të Brazilit u shpall e lume Albertina Berkenbrok, laike e re, martire. Është një Maria Goreti latinoamerikane e lumja, e cila në moshën 12 vjeçare pranoi më mirë të vdiste, sesa të humbiste pastërtinë.Ndërsa sot u shpallën të lum dy martirë: meshtari Manuel Gòmez Gonzales dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, laiku i ri, Adilio Daronk. Të dy kremtimet eukaristike, me ritin e lumnimit, i kryesoi kardinali Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e përfaqësues i Atit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.