2007-10-20 16:36:52

Sot e nesër në Brazil do të shpallen tre të lum të rinj.


(20.10.2007 RV)Sot e nesër Kisha e Brazilit kremton praninë e tre të lumëve të rinj.
Sot, në Tubarlo të Brazilit u shpall e lume Albertina Berkenbrok, laike e re, martire. Është një Maria Goreti latinoamerikane e lumja, e cila në moshën 12 vjeçare pranoi më mirë të vdiste, sesa të humbiste pastërtinë.
Ndërsa nesër do të shpallen të lum dy martirë: meshtari Manuel Gòmez Gonzales dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, laiku i ri, Adilio Daronk. Të dy kremtimet eukaristike, me ritin e lumnimit, do t’i kryesojë kardinali Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e përfaqësues i Atit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.