Qeveria e Bagdadit indiferente për fatin e meshtarëve të rrëmbyer në Irak.
(19.10.2007 RV)Kështu - sipas agjensisë MISNA - shprehet imzot Bazil Gjorgj
Kazmusa, kryeipeshkëv katolik i Mosulit në Irak, në prag të skadencës së kërkesës
që kanë bërë rrëmbyesit për pagesën e shumës, që do të çonte në lirimin e Atë Pius
Afas e Atë Mazen Ishoa, të rrëmbyer pak ditë më parë.Madje prelati flet për indiferencë
të përgjithshme nga ana e qeverisë, kur bëhet fjalë për fatin e të krishterëve në
Irak. Asnjë politikan nuk na thirri, së paku për të shprehur solidaritetin – thekson
imzot Kasmusa, nuk pati asnjë lloj ndërhyrjeje – vijon - dhe më pas u drejtohet besimtarëve
të krishterë, të cilëve u kërkon të luten për paqen, të mos largohen nga vendi e t’i
respektojnë të gjitha grupet që e popullojnë Irakun.