2007-10-19 17:13:42

Imzot Diarmuid Martin përkujton në OKB 40-vjetorin e “Populorum progressio”.


(19.10.2007 RV)“Politika është përmasë themelore për ndërtimin e shoqërisë. Kemi nevojë për rilindjen e politikës në botë e për një brezni të re politikanësh, që frymëzohen nga ideale të mëdha”: këtë pohoi, të mërkurën e kaluar, kryeipeshkvi i Dublinit e primati i Irlandës, imzot Diarmuid Martin pranë Selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me rastin e XL vjetorit të enciklikës “Populorum progressio” të papës Pali VI, që ka në qendër të vëmendjes sfidën për përballimin nevojave të kombeve më të varfëra e të popullsive të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.