2007-10-18 17:38:56

OSBE-ja: serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës


(18.10.2007 RV)OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë u bën thirrje serbëve: Votoni më 17 nëntor! Vetëm pak ditë më parë, qeveria e Serbisë deklaroi se nuk ka kushte për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e Kosovës.
"Këto zgjedhje u ofrojnë mundësinë qytetarëve të të gjitha bashkësive të marrin pjesë në procesin politik, të vendosin për fatin e tyre”, ka deklaruar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldiman.
Dy nga subjektet më të mëdha të serbëve në Kosovë, Lista Serbe për Kosovë e Metohi dhe Këshilli Nacional Serb kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 17 nëntorit, ndërsa disa subjekte më të vogla do të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Lisbonë kryesisht për të gjetur një marrëveshje mbi reformat institucionale, por edhe për të biseduar mbi tema të rëndësishme botërore, përfshi Kosovën. Ndërkaq, në Prishtinë, korrespondentja e “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe, Vesna Bojiçiq, është rrahur dhe kërcënuar mbrëmë për shkak të informacionit të dhënë. Ka reaguar drejtori i “Zërit të Amerikës”, Danforth Austin. Duke e cilësuar atë si të besueshme dhe të saktë, Austin ka deklaruar se është për të ardhur keq që gazetarët përballen me rreziqe të tilla.








All the contents on this site are copyrighted ©.