U emërua prefekti i ri i Bibliotekës Ambroziane të Milanos.
(17.10.2007 RV)Është imzot Franko Buzi Prefekt i ri i Bibliotekës Ambroziane
të Milanos. Zë vendin e Imzot Gjanfranko Ravazit, kryetar i ri i Këshillit Papnor
për Kulturën, i cili e drejtoi për 18 vjet me radhë Bibliotekën e mirënjohur kishtare
të Milanos. Emërimi i imzot Buzit u komentua si shenjë e vazhdimësisë së punës të
kryer nga paraardhësi në këtë tempull të librit e të artit, ku ruhen thesare me vlerë
universale.