2007-10-17 18:32:02

Para takimit me Abu Mazenin, Kondolica Rajs vizitoi bazilikën e Lindjes së Krishtit në Betlehem


(17.10.2007 RV)Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs, para se të takohej sot me zyrtarët palestinezë, shkoi për një vizitë në Bazilikën e Lindjes së Krishtit në Betlehem. Pasi ndezi një qiri dhe u lut që fetë t’i ndihmojnë popujt e Lindjes së Mesme të arrijnë paqen e dëshiruar, e bija e një pastori protestant u mallëngjye e deklaroi se kjo përvojë në vendin e lindjes së Birit të Zotit ishte e jashtëzakonshme.
Më vonë, në takimin me presidentin palestinez Abu Mazen, Rajs do të dëgjonte kërkesën e tij për të fiksuar me izraelitët një kalendar për hapat që duhen bërë drejt paqes. Rajs ndodhet në Lindjen e Mesme për të përgatitur konferencën e nëntorit për zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez. Egjipti ka garantuar mbështetjen e tij ndaj konferencës.


Kina ka reaguar ashpër kundër SHBA-ve, që nderuan me Medaljen e Artë të Kongresit udhëheqësin në mërgim të tibetianëve, Dalai Lama. Takimi i djeshëm mes presidentit Bush dhe Dalai Lamës është cilësuar si "ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës" nga Ministria e Jashtme kineze.







All the contents on this site are copyrighted ©.