2007-10-17 18:14:33

Jo përdorimit të forcës për zgjidhjen e krizës bërthamore: thirrje e kryeipeshkvit Çelestino Miliore në OKB.


(17.10.2007 RV)Selia e Shenjtë nxit mbarë autoritetet politike dhe shoqërinë civile të mos i pranojnë armët bërthamore: kjo është një nga shprehjet më të forta të fjalimit që kryeipeshkvi Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, mbajti para Komisionit për çarmatimin dhe sigurinë ndërkombëtare, në Pallatin e Qelqit. Imzot Miliore ripohoi se është e nevojshme të gjinden rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës që ka të bëjë me armët bërthamore.







All the contents on this site are copyrighted ©.