2007-10-16 17:29:13

Sidnei 2008:organizohet takimi përgatitor për DBR; zgjidhen dhjetë pajtorë:ndërmjet tyre, e Lumja Nënë Tereza.


(16.10.2007 RV)“Nuk duhet të turpërohemi nga Ungjilli, nuk duhet të frenohemi nga frika, nga mendimet absurde se jemi inferiorë, në një botë që gjithnjë më shpesh e mohon Zotin. Madje duhet të jemi krenarë”. Kjo – sipas Agjensisë SIR - është thirrja që bëri gjatë Meshës së sotme kryetari i Këshillit Papnor për Laikët, kryeipeshkvi Stanislau Rilko. Mesha shënonte hapjen e ditës së dytë të mbledhjes përgatitore për DBR 2008, që vijon në Sidnei, ku do të mbahet edhe takimi i madh rinor. Nëntë muaj para fillimit të ngjarjes së madhe, makina organizative është vënë në lëvizje për të studiuar edhe hollësirat më të vogla të pritjes festive të Benediktit XVI, që do të jetë në metropolin australian më 17 korrikun e ardhshëm.Komiteti organizues ka zgjedhur edhe dhjetë pajtorët e DBR: ndërmjet tyre spikasin Nëna jonë Terezë dhe Shërbëtori i Zotit, Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.