2007-10-15 18:38:58

Rajs takon Olmert e Abu Mazen para konferencës ndërkombëtare të paqes


(15.10.2007 RV)Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs ka filluar turneun katër ditor në Lindjen e Mesme. Rajs ndodhet në rajon për të përgatitur konferencën mbi zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez, e cila do zhvillohet në nëntor. Në Tel Aviv, Rajs kërkoi nga Izraeli të mos ndërmarrë hapa që do zbehnin besimin mes palëve.


Salif Saif Aldin, gazetar irakian për të përditshmen amerikane "Uashington Post" është vrarë në Irak ndërsa po ndiqte konfliktin ndërmjet grupeve militante shiite dhe sunite në jugperëndim të kryeqytetit irakian. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Bagdad ,një ushtar amerikan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Ndeshje të ashpra mes irakianëve dhe amerikanëve po zhvillohen në Divanijah, por akoma nuk ka një bilanc të qartë.


Sot fillon në Kroaci gjyqi ndaj ish-deputetit, Branimir Glavas, i akuzuar se ka urdhëruar torturimin dhe vrasjen e serbëve në qytetin e Osjekut gjatë luftës së viteve '90. Glavas i ka hedhur poshtë akuzat.


Çmimi Nobel për ekonominë iu dha tre ekonomistëve amerikanë, Leonid Hurvic, Erik Maskin dhe Roxher Majerson.







All the contents on this site are copyrighted ©.