2007-10-13 16:08:22

Me Meshën në si minor e Johan Sebastian Bahut u mbyll Festivali ndërkombëtar i Muzikës Kishtare.


(14.10.2007 RV)Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Kishtare u hap solemnisht të mërkurën e kaluar në Bazilikën e Vatikanit me Meshën “Tu es Petrus” – ‘Ti je Pjetri’ të gjermanit Volfgang Saifen, kushtuar Benediktit XVI me rastin e 80-vjetorit.
Mesha u luajt nga Orkestra Simfonike e Universitetit të Berlinit si dhe nga Filarmonia e Kori i Filarmonisë studentore Humbolts, nën drejtimin e Kostantin Aleks, me pjesëmarrjen e 150 zërave e 100 instrumentistëve, të shoqëruar nga tingujt e organos monumentale.
Festivali vijoi të enjten, në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve të Romës, me Meshën e Rekuiem të kompozitorit Gjuzepe Verdi, ekzekutuar nga Filarmonia e Vjenës dhe Kori i Akademisë Italiane të Shën Çeçiles.
Të premten protagoniste ishte Bazilika e Shën Marisë së Madhe, ku u luajt muzikë kishtare e 1600-tës.Festivali u mbyll dje me Meshën në si minor e Johan Sebastian Bahut, ekzekutuar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran.







All the contents on this site are copyrighted ©.