2007-10-13 16:20:54

Filip Shiroka në 72-vjetorin e vdekjes.


(14.10.2007 RV)Filip Shiroka, që në letërsinë shqipe njihet si Poeti i dallndyshës, vdiq 72 vjet vjet më parë në Beirut të Libanit.
I lindur në Shkodër më 1859, mësimet e para i mori në shkollën françeskane të vendlindjes. Më 1877 hapi një dyqan për lidhjen e librave, që u shndërua shumë shpejt në pikëpjekje të atdhetarëve e të dashuronjësve shkodranë të kulturës. Më 1880, për shkak të rrethanave të vështira të kohës, mbylli dyqanin dhe mori rrugën e gjatë të mërgimtarit drejt Egjiptit. Prej andej kaloi në Libanin që administrohej nga shkodrani tjetër i madh, Pashko Vasa. Më 1887 filloi botimin e vjershave në revistat "Albania", "Besa"; "Toska" etj. me pseudonimin Gegë Postripa. Vjershat i përmblodhi te "Zanin e Zemrës", e vetmja përmbledhje e tij poetike, e cila i siguroi një vend të pazëvendësueshëm në letrat shqipe. Disa nga lirikat e tij më të realizuara janë "Shko Dallndyshë", "Vjershatorit", "Frati i vogël" "Një lules së veshkun" ; "Vorri i Skandërbegut" .








All the contents on this site are copyrighted ©.