Prijësit myslimanë i shkruajnë Papës dhe prijësve të Kishave të krishtera: të punojmë
së bashku për paqen.
(12.10.2007 RV)138 intelektualë
myslimanë nga mbarë bota, si sunitë, ashtu edhe shiitë, i kanë drejtuar një letër
të hapur Papës Benedikti XVI dhe liderëve të Kishave të krishtera, duke propozuar
bashkëpunim ndërmjet të krishterëve e myslimanëve për promovimin e paqes në botë.
Në letrën, datuar 13 tetor 2007, shkruar me rastin e përfundimit të Ramazanit, theksohet
se myslimanët e të krishterët së bashku përbëjnë më se gjysmën e popullsisë botërore.
Prandaj ardhmëria e botës – pohohet në letër – varet nga paqja ndërmjet myslimanëve
të krishterëve. E në se ndërmjet tyre nuk ka paqe, as bota nuk mund të ketë paqe.
Ja si e komenton këtë letër kardinali Zhan-Lyi Toran, kryetar i Këshillit
Papnor për Dialogun Ndërfetar, në mikrofonin e Radios sonë: Pyetje: - Dhuna
e feja nuk mund të kenë asgjë të përbashkët: atëhere, ç’duhet të bëjnë udhëheqësit
fetarë?Përgjigje: - Duhet kryesisht t’i ftojnë ndjekësit e tyre të respektojnë
tri bindjet, për të cilat shkruhet në letër, dmth se Zoti ëshë një i vetëm; se Zoti
na do e se edhe ne duhet ta duam këtë Zot si dhe se Zoti na fton ta duam të afërmin
tonë. Them se kjo letër është shenjë shumë inkurajuese, që dëshmon se vullneti i mirë
dhe dialogu ndërfetar janë në gjendje të fitojnë mbi paragjykimet.