2007-10-12 18:25:23

Nobeli për paqen Al Gorit dhe Komitetit të OKB-së për klimën


(12.10.2007 RV)RealAudioMP3 U dorëzua sot në Oslo Çmimi Nobel për paqen 2007. Juristët u njohën Komitetit të OKB-së për ndryshimet e klimës dhe ish-nënpresidentit amerikan Al Gor, impenjimin për të ndërgjegjësuar popujt dhe qeveritë mbi ndryshimet e klimës të shkaktuara nga njeriu dhe për të vendosur bazat e masave të nevojshme për t’i luftuar këto ndryshime. Fitimtarët u zgjodhën ndër 181 kandidatë dhe do të ndajnë mes tyre 1 milion e gjysëm dollarë. Për herë të parë, ruajtja e ambientit konsiderohet si faktor i rëndësishëm e themelor për ruajtjen e paqes në botë. Të dëgjojmë psenë nga intervista me bioklimatologun italian Xhiampiero Maraki, i Këshillit Kombëtar të Punës Kërkimore-Shkencore:
Ndryshimet e klimës përbëjnë një kërcënim për paqen sepse përfaqësojnë një çrregullim tërësor, me karakter biologjik, ekonomik, natyror e përgjigjet ndaj këtyre çrregullimeve zakonisht janë luftrat. Prandaj, është e qartë se një planet në ekuilibër është edhe një planet që nuk e përdor aq lehtë luftën për zgjidhjen e problemeve të veta. Që këtej, më duket e arësyeshme që një çmim Nobel për paqen të lidhet me ndryshimet e klimës.







All the contents on this site are copyrighted ©.