2007-10-11 18:04:35

Çmimi Nobel për Letërsinë: Doris Lesing.


(11.10.2007 RV)Çmimi Nobel për Letërsinë sivjet iu dha shkrimtares britanike Doris Lesing. Shkrimtarja, sot 88 vjeçe, lindi më 1919 në Kermanshah të Iranit. Deri në vitin 1949 jetoi në Rodezi. Pas ndarjes nga bashkëshorti i dytë, u transferua, së bashku me fëmijët, në Londër. Temat kryesore për veprën e saj tregimtare i mori nga mjediset afrikane. Ndër veprat më të njohura, kujtojmë “Bijtë e dhunës” cikël me pesë pjesë, ndërmjet të cilave ‘Marta Kuest” që tregon historinë e emancipimit të protagonistes, në kërkim të identitetit.
Pasojnë ‘Blloku i artë i shënimeve’, në të cilin ndjehen fuqimisht shqetësimet kulturore të viteve ’60; ‘Vera para errësirës’ (1963); “Kujtimet një të mbijetuari” (1974) dhe ‘Terroristja e mirë” (1985).
Doris Lesing njihet si autore komedish, tregimesh ( Histori afrikane) si dhe e një cikli romanesh fantastiko-shkencore.Në Itali është botuar nga Feltrinelli.







All the contents on this site are copyrighted ©.