2007-10-11 17:50:16

Sukses i librave fetarë në Panairin e Librit të Frankfurtit, në Gjermani.


(11.10.2007 RV)U hap dje në Frankfurt, Panari i 59-të i Librit, që ka si të ftuar nderi Katalonjën. Edhe sivjet ‘Buchmesse”, që do të mbyllet të dielën e ardhshme, shënon rritjen e numrit të ekspozuesve, rreth 7. 200, me një numër librash, të shtypur në 110 vende të botës, që kap shifrën 390 mijë. Ndërkaq numri i vizituesve duket se do ta kalojë shifrën 280 mijë. Ngjarjen e ndjekin 11 mijë gazetarë.
Në Panair është i pranishëm edhe Vatikani me pavionin prej 80 metrash katrore, të quajtur “Vatican City State’ e të udhëhequr nga drejtori i ri i Shtypshkronjës së Vatikanit, don Gjuzepe Kosta.Edhe këtë vit ndër protagonistët e tregut editorial është libri me përmbajtje fetare, e posaçërisht, libri i Papës Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.