2007-10-11 18:04:12

Në Lahore të Pakistanit një kishë apostolike sulmohet nga fanatikët islamikë.


Një turmë myslimanësh, të armatosur me pistoleta e me lloze hekuri sulmuan dje Kishën e re apostolike të Hadiarës, në rrethinat e Lahorës. Sipas njoftimit të agjensisë AziaNjuz, sulmuesit rrahën barbarisht besimtarët që ndodheshin brënda ndërtesës kishtare dhe shkatërruan disa prona të bashkësisë. Pas sulmit, fanatikët i kërcënuan të krishterët, përmes një megafoni të vendosur në xhaminë e afërme, se do të rikthehen në mbarim të Ramazanit për sulmin përfundimtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.