2007-10-11 17:39:31

Delegacioni i Patriarkanës së Moskës largohet nga bisedimet ekumenike të Ravenës: deklaratë e Atë Lombardit.


(11.10.2007 RV)Delegacioni i Patriarkanës së Moskës u largua nga sesioni X plenar i Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse, që vijon punimet në Ravenë të Italisë. Lajmi mësohet prej një Komunikate që vjen nga Moska. Delegacioni u largua nga mbledhja plenare për shkak të mosmarrëveshjeve me Patriarkanën e Kostandinopojës për çështjen e statusit të Kishës ortodokse estone.Pasi iu kërkua një koment për ngjarjen, Atë Federiko Lombardi, drejtor i Radio Vatikanit dhe i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, pohoi se duhet uruar që vështirësi të tilla ndër-ortodokse të mos e cënojnë dialogun zyrtar të ortodoksisë me Kishën katolike e të kapërcehen sa më shpejt që të jetë e mundur.








All the contents on this site are copyrighted ©.