2007-10-10 18:51:39

Me Meshën “Ti je Pjetri” kushtuar Benediktit XVI u hap Festivali ndërkombëtar i muzikës kishtare.


(10.10.2007 RV)Sot pasdite, në orën 17, në bazilikën e Vatikanit u hap solemnisht Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Kishtare. Gjatë kremtimit eukaristik, të kryesuar nga imzot Angjelo Komastri, të pranishmit ndoqën ekzekutimin e parë në Itali të Meshës “Tu es Petrus” – ‘Ti je Pjetri’ të gjermanit Volfgang Saifen.
Kompozimi, kushtuar Benediktit XVI, u ndoq për herë të parë, i transmetuar nga Mondovizioni, në Katedralen e Këlnit, me rastin e 80-vjetorit të Papës, më 15 prillin e kaluar.
Mesha u luajt nga Orkestra Simfonike e Universitetit të Berlinit si dhe nga Filarmonia e Kori i Filarmonisë studentore Humbolts, nën drejtimin e Kostantin Aleks, me pjesëmarrjen e 150 zërave e 100 instrumentistëve, të shoqëruar nga tingujt e organos monumentale.








All the contents on this site are copyrighted ©.