2007-10-10 18:49:11

Kryeipeshkvi Kordes do të jetë, nga 15 deri më 21 tetor, në Rusi, ku do të takohet me Patrikun ortodoks, Aleksejn II dhe vullnetarët e Karitasit vendas.


(10.10.2007 RV)Është një etapë me rëndësi e misionit të Këshillit Papnor “Cor Unum” udhëtimi i kryetarit të këtij dikasteri, kryeipeshkvit Paul Jozef Kordes në Federatën ruse.
Të enjten, më 15 tetor, parashikohet takimi me Partikun Aleksej II në Moskë.
Nga 15 deri më 17 tetor, imzot Kordes do të jetë në Novosibirsk, kryeqytet i zonës siberiane. Do të vizitojë, posaçërisht, shkollën françeskane dhe motrat e Nënë Terezës. Në këtë zonë Kisha është shumë e vlerësuar për veprimtaritë e përditshme të bamirësisë.Nga 18 deri më 21 tetor, prelati do të takohet me ipeshkvijtë dhe vullnetarët e Karitasit rus. Ky takim i fundit është posaçërisht domethënës, sepse zhvillohet një vit e gjysëm pas daljes të Enciklikës së Benediktit XVI ‘Deus Caritas est” – ‘Zoti është dashuri’. Do të jetë një çast i rëndësishëm për të vërtetuar sa e si ka ndikuar enciklika në impenjimin bamirës në këtë vend të pafundmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.