2007-10-10 18:49:59

Kisha e Argjentinës, pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-kapelanit të policisë, kërkon që drejtësia të zbulojë të vërtetën mbi të kaluarën, por larg nga urrejtja e mllefi.


(10.10.2007 RV)U dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Federale e La Platës, ish kapelani i policisë argjentinase “Bonaerense”, Kristian Fon Vernih, i akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë diktaturës së fundit. Në leximin e vendimit për dënimin e tij, meshtari u quajt fajtor për shtatë vrasje, 31 raste torture e 42 raste njerëzish të zhdukur, krime të kryera ndërmjet viteve 1976 e 1983 në pesë burgje të fshehta të provicës së madhe të Buenos Aires.Si shpreh dhimbjen e thellë sa për viktimat, aq për pjesëmarrjen e një meshtari në krime kaq të rënda, duke mëkatuar kundër Hyjit, njerëzimit e ndërgjegjes së vet, Kisha e Argjentinës pohon se hapat që ka bërë drejtësia për sqarimin këtyre fakteve, duhet të shërbejnë për thellimin e përpjekjeve të të gjithë qytetarëve në rrugën e pajtimit e njëkohësisht për rigjetjen e rrugës së vëllazërimit, që duhet të ndihmojë për ndërtimin e atdheut në drejtësi e paqe.







All the contents on this site are copyrighted ©.