2007-10-10 18:49:27

Fjalimi i imzot Miliores në OKB në mbrojtje të jetës.


(10.10.2007 RV)“Kombet e Bashkuara duhet të impenjohen për ta mbrojtur jetën në çdo nivel e në çdo skaj të tokës”. Këtë pohoi kryeipeshkvi Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, në fjalimin që mbajti para sesionit të 62-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që vijon punimet në Pallatin e Qelqit. Duke nënvizuar se kërkesa më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit të të gjithëve, prelati kujtoi se çdo vit në botë vdesin, nga sëmundje të kurueshme, më se 10 milion fëmijë me moshë nën 5 vjeç, në sa numri i fëmijëve të vdekur nga Sida, arrin në 3 milion. Më pas vëzhguesi i Selisë së Shenjtë në OKB nënvizoi se çdo vit në botë për shpenzimet ushtarake caktohen më se një miliard dollarë, ndërsa pak e aspak bëhet për ndihmën mjekësore të bazës, përmes së cilës do të mund të shpëtoheshin shumë jetë, posaçërisht në vendet më të e varfëra.







All the contents on this site are copyrighted ©.