2007-10-09 17:40:10

Takimi i Komisionit të përbashkët katoliko-ortodoks në Ravenë.


(09.10.2007 RV)Në Ravenë (Itali) vijojnë punimet e Asamblesë së 10-të plenare të Komisionit të përbashkët ndërkombëtar të Kishës katolike dhe Kishës ortodokse për dialogun teologjik. Organizmi u krijua nga Gjon Pali II dhe Patriku ekumenik Dimitros I, më 30 nëntor 1979, në festën e Shën Andreut, pajtor i Kishës së Kostandinopojës. Komisioni, i përbërë nga 30 anëtarë ortodoksë e po aq katolikë, po punon këto ditë për studimin e dokumentit me titull: “Pasojat ekleziologjike e kanonike të natyrës sakramentore të Kishës; Pajtim e sinodalitet në Kishë”. Takimi u hap mbrëmë në orën 19. 30 me liturgjinë e lutjeve mbrëmësore në bazilikën e Shën Apolinarit, kryesuar nga kryeipeshkvi i Ravenë-Çervies, imzot Gjuzepe Veruki, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ortodoksë.







All the contents on this site are copyrighted ©.