2007-10-09 17:14:06

Në Këshillin e Sigurimit seancë për Kosovën


(09.10.07 RV)Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbahet sot një seancë për Kosovën, në të cilën paraqesin raporte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun dhe kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker. Ban Ki Mun ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit mbi faktin se shtyrja e zgjidhjes së çështjes së statusit sjell paqëndrueshmëri në krejt rajonin ballkanik.
Ndërkaq, të hënën e ardhshme, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte do të paraqesë raportin e saj për bashkëpunimin me Serbinë, para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, që do të mblidhen në Luksemburg.







All the contents on this site are copyrighted ©.