2007-10-08 16:25:38

Përfundoi në Fatima, Asambleja plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (KKIE).


(08.10.2007 RV)“Të krishterët për të cilët ka nevojë Evropa, nuk duhet të jenë as të ndrojtur e as pesimistë, por përplot me besim në Zotin e me aftësi për ta vënë në jetë vullnetin e tij”. Kështu i sintetizoi kardinali Peter Erdë, primat i Hungarisë dhe kryetar i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, bisedimet që mblodhën për katër ditë me radhë në Fatima përfaqësuesit e 34 konferencave episkopale të Kontinentit për asamblenë vjetore të organizmit. Hirësia e tij kryesoi kremtimin përfundimtar të takimit, gjatë të cilit u shkëmbye përvoja e punës në baritorinë e familjes, të ekumenizmit e të marrëdhënieve me kontinentet e tjera. Në Sheshin e Dukjeve të Zojës, ngjarje që ka ndodhur 90-vjet më parë, u mblodhën mijëra besimtarë. Në praninë e tyre, kardinali Erdë ia besoi Zojës së Fatimës Kishën dhe Evropën. Shpirti Shenjt – theksoi Hirësia e Tij – na shndërroftë, që të bëhemi dëshmitarë të shenjtërisë së jetës, rojtarë të gjithësisë së krijuar nga Hyji dhe mbartës të paqes e të pajtimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.