2007-10-08 16:25:02

Benedikti XVI Kapitullit të Bazilikës së Shën Pjetrit: bëjeni gjithnjë më shumë vend të lutjes e të adhurimit për këdo që e viziton.


(08.10.2007 RV)RealAudioMP3 “Ta bëjnë gjithnjë më shumë Bazilikën e Shën Pjetrit vend ku njerëzit luten, adhurojnë e lavdërojnë Hyjin”. Është një mandat i vërtetë ky, që Benedikti XVI ua besoi sot paradite anëtarëve të Kapitullit të Bazilikës, institucion mijëvjeçar i cili që prej dhjetë shekujsh kujdeset për aspektet liturgjike, bamirëse, baritore e administrative të Kishës-simbol të krishtërimit. Gjatë audiencës Papa theksoi natyrën dhe kontributin që pritet nga Kapitulli:
“Ja cila është natyra e veçantë e Kapitullit Vatikanas dhe kontributi që pret Papa nga ju: me praninë tuaj në lutje pranë Varrit të Shën Pjetrit, të kujtoni se asgjë nuk duhet t’i kundërvihet Zotit, se Kisha orientohet e tëra drejt Tij, drejt Lumnisë së Tij; se paria e Pjetrit është në shërbim të unitetit të Kishës e se vetë Kisha, është në shërbim të planit shëlbues të së Shenjtnueshmes Trini”.








All the contents on this site are copyrighted ©.