2007-10-06 13:02:14

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 27-të të vitit kishtar “C”:Mrekullitë e shërbëtorëve të pavlefshëm.


(06.10.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj heret do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 27-të gjatë viti kishtarm ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik.
Tema kryesore e Leximeve biblike të kësaj së diele është forca e gëzimi i fesë. Po kështu leximet biblike na ofrojnë edhe argumente të një rëndësie tejet të madhe si: problemin e së keqës, fenë e efikasitetin e saj, fenë e shpërblimin e saj.
Profeti Habakuk në leximin e parë na jep një fjali të njohur: “ i drejti do të jetojë në saje të fesë-besnikërisë së vet”, dmth do të jetojë duke i shërbyer besnikèrisht Zotit e duke u mbështetur plotësisht në gjithpushtetësinë e tij e në drejtësinë me të cilën i udhëheq ngjarjet e historisë.
Kjo fe, do të thotë Ungjilli i Lukës, që do të dëgjojmë së shpejti, mund të na mbështet e jep forcë në nevoja të jetës sonë, duke fituar të mira hyjnore përmes ndërhyrjeve shpirtërore e kohore, sipas thënies së Jezusit: “asgjë nuk është e pamundur për atë që beson”. Po vet Ungjilli, në shëmbëlltyrën e shkurt të Mësuesit Hyjnor, na mëson se si duhet të paraqitemi para Atit qiellor: plotë fe e me bindjen se asgjë nuk na takon sipas meritës e të drejtës sonë por çdo gjë do të jetë dhuratë e Mirësisë hyjnore. Feja është bashkimi personal me Zotin, është pranimi i Shpirtit të tij të së vërtetës e të mirës deri në përvetësimin e vështrimit të tij e të veprimeve të tija. Feja jonë është ajo përmes së cilës do të mund ta mposhtim të keqën e madje edhe vdekjen. Jezu Krishti Zot na pasuron me këtë fe, e ne na takon t’ia kërkojmë këtë dhuratë të çmueshme që feja jonë në Hyjin Atë të përforcohet gjithnjë e më tepër. Feja është bashkim me Zotin, me Jezusin, me ungjillin. Vetëm kështu mund të jemi në përkim të plotë me Shpirtin e Zotit dhe me propozimet e Krishtit Shëlbues, në të cilat e jemi udhën e jetës e të lumturisë. Kështu mund ti dëgjoni leximet biblike të kësaj së diele .…RealAudioMP3 dhe homelinë........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.