2007-10-05 17:47:58

Saba d'Elia, ambasadori i ri italian në Shqipëri


(05.10.07 RV)Filloi punën në Shqipëri, Ambasadori i ri i Italisë, Saba d’Elia. Është lindur në Nola të Napolit më 6 shkurt 1948. I laureuar në Shkenca Politike në Universitetin e Romës, në vitin 1971, fillon karrierën diplomatike në vitin 1974. Ndër detyrat e fundit që ka kryer janë: këshilltar pranë Përfaqësisë së përhershme të Italisë në OKB nga viti 1989 deri më 1993. Në vitet 2000-2001 punon në Drejtorinë e Përgjithshme për vendet e Evropës e nga 2001-shi deri më 2005-ën është ambasador në Sarajevë. Pas kthimit në Itali, emërohet Kryetar i Njësisë së Koordinimit të Sekretarisë së Përgjithshme në Ministrinë e Jashtme. E tani ndodhet në Shqipëri, ku vetëm 24 orë pas marrjes së detyrës shkoi në Shkodër, ku ndodhet konsullata e Italisë për veriun e Shqipërisë. D’Elia u shpreh me optimizën për nisjen e punimeve të rrugës Shkodër – Han i Hotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.