2007-10-05 18:12:58

Në Kinë vdiq imzot Benedikt Cai Ciufeng, që kaloi 22 vjet në burgjet komuniste.


(05.10.2007 RV)Ipeshkvi i ndjerë kinez i Vuzhout, vdekur në moshën 90 vjeçare, u lind në vitin 1918 në Pingnan, u pagëzua në vitin 1932, u shugurua meshtar më 3 dhjetor 1948 e u burgos menjëherë pas shugurimit. Filloi kështu atë që e quajti ‘shkolla e Shën Palit”. Mbeti në kujtesën e besimtarëve për jetën e tij të thjeshtë e për këshillin që u jepte të gjithëve për të mos i dhënë rëndësi parave sepse, siç thoshte ipeshkvi i ndjerë kinez “Etja për para është porta e skëterrës”.
Kujtojmë se dioqeza kineze e Vuzhout numron 20 mijë katolikë, për të cilët kujdesen 4 meshtarë, 26 murgesha e 5 seminaristë.
 
 







All the contents on this site are copyrighted ©.