2007-10-05 17:48:09

Nesër zgjedhjet në Pakistan, pas marrëveshjes Musharraf - Buto


(05.10.07 RV)Nesër do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Pakistan. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë, e cila duke u shprehur për mundësinë që presidenti aktual Musharraf të kandidojë edhe një herë, theksoi se gjithsesi duhet pritur deri kur të mbarojë procedura gjyqësore për këtë, pra deri më 17 tetor. Opozita ka paraqitur një sërë denoncimesh, bazuar në faktin se Musharraf mbulon dy detyra: atë të kreut të shtetit e atë të kreut të ushtrisë. Këtë rol të fundit, Musharraf ka premtuar ta lërë pas rizgjedhjes si president. Rruga e presidentit bëhet e lehtë edhe për shkak të marrëveshjes së nënshkruar dje, ndërmjet tij dhe ish-kryeministres Benazir Buto. Marrëveshja ka të bëjë me ndarjen e pushtetit ndërmjet tyre dhe me rënien e akuzave për korrupsion ndaj Benazir Butos, e cila do të mund të kthehet kështu nga Londra ku ka kërkuar strehim politik.








All the contents on this site are copyrighted ©.