2007-10-03 17:56:22

Përkujtojmë sot Shën Kandidën, martire


(03.10.2007 RV)Dihet shumë pak për martiren romake, që kujtohet vetëm në një lapidar të skalitur në kohën e papës Pasquali I. Prej këtij lapidari mësojmë se trupi i saj, i martirizuar në Romë, u mbart nga katakombet e Prishilës dhe u varros në Kishën e Shën Presedes në Eskuilin. Më pas reliket u mbartën përsëri dhe u vendosën në Kishën romake të Zojës së Mrekullive. Shtatorja prej dylli, brënda së cilës ruhen këto relike, e veshur me petka të epokës, e mbrojtur nga një urnë qelqi, u vendos në kapelën e dytë më të djathtë të elterit të madh, që iu kushtua Martires. Sipas bolandistëve, siç quhen autorët e jetëshkrimit të martirëve, Kandida dha dëshminë e gjakut për Krishtin së bashku me Shën Artemin e Shën Paolinën, që kremtohen më më 6 qershor.







All the contents on this site are copyrighted ©.