2007-10-03 17:56:08

Filluan kremtimet për festën e Shën Françeskut, Pajtor i Italisë.


(03.10.2007 RV)U hapën sot kremtimet për festën e Shën Françeskut, themelues i Urdhërit Françeskan e Pajtor i Italisë. Nesër kremtimi kryesor do të mbahet në Bazilikën Papnore që mban emrin e Varfanjakut të Asizit. Ndërsa sot liturgjia, që kujton vdekjen e Shenjtit e që njihet si kalim i Françeskut nga kjo botë, në amshim, u kremtua në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Engjëjve, në Porciunkola, ku ruhen reliket e Françeskut. Kremtimet filluan edhe në të gjitha kishat françeskane, të përhapura në mbarë botën, ku kryejnë misionin mijëra bij të Atit serafik të paqes e të mirave; natyrisht, edhe në Kishat françeskane në Shqipëri, duke nisur nga Kisha e Gjuhadolit në Shkodër.








All the contents on this site are copyrighted ©.