2007-10-03 18:20:48

Bashkimi Evropian ashpërson sanksionet kundër Mianmarit


(03.10.07 RV)Vazhdon gjendja e vështirë në Mianmar, ish-Birmani. Ushtria ka arrestuar mijëra persona, ndër të cilët shumë murgjër budistë. Njoftohet se murgjërit po përpiqen të largohen nga kryeqyteti Jangun. Situata keqësohet edhe nga vdekja e kryeministrit të vendit, krahut të djathtë të liderit të xhuntës ushtarake. I dërguari i OKB-së, Ibrahim Gambari, shkoi sot në Singapur për të folur me qeverinë që mban presidencën e Asean, shoqatës së vendeve aziatike ku bën pjesë edhe Mianmari. Akoma nuk ka raportuar për takimet e tij në Mianmar, por nga shumë vëzhgues vihet në dukje se xhunta ushtarake e vendit nuk ka ndërmend të shtrohet në tryezën e bisedimeve. Nga ana e tij, Bashkimi Evropian ka vendosur të forcojë sanksionet kundër Mianmarit, vendim që do të konfirmohet nga ministrat e jashtëm më 15 tetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.