2007-10-01 17:10:07

“Gëzim të sinqertë’ i shpreh Papa Patrikut të ri ortodoks rumun, në ditën e fronëzimit të tij në Bukuresht, duke uruar fuqizimin e dialogut drejt bashkimit të plotë të të krishterëve.


(01.10.2007 RV)Benedikti XVI e uron nga zemra Patrikun e ri ortodoks rumun, Daniel Çibotea, me rastin e fronëzimit të tij në katedralen e Bukureshtit. Në Liturgjinë Hyjnore, që u kremtua sot nga Metropolitët e Kishës ortodokse rumune, ishte i pranishëm edhe një delegacion i Vatikanit, i përbërë nga kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, nga imzot Brian Faller, sekretar i të njëjtit dikaster dhe nga kryeipeshkvi Zhan-Klod Perrisét, nunc apostolik në Rumani. Me këtë rast Papa dërgoi një mesazh, që u lexua së bashku me urimet e tjera gjatë seancës së Sinodit Kishtar, në Pallatin patriakal, pas përfundimit të ritit liturgjik.Benedikti XVI uron që Shpirti Shenjt ta ndihmojë Patrikun Daniel, zgjedhur më 12 shtatorin e kaluar, në detyrën e rëndë të udhëheqjes së bashkësisë së madhe ortodokse runmune, e dyta për numër besimtarësh, pas bashkësisë ortodokse ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.