2007-10-01 20:12:50

Mianmar: grevë e përgjithshme kundër regjimit ushtarak


(01.10.07 RV)Akoma e vështirë gjendja në Mianmar. Sot ushtarët kontrollojnë sheshet, por situata duket më e qetë në kryeqytetin Jangon. Lideri birman Tan Shue e shtyu për nesër takimin me të dërguarin e OKB-së, Ibrahim Gambari, i cili ndodhet në Mianmar që të shtunën dhe është takuar tashmë me liderët e opozitës. Kjo e fundit ka shpallur grevë të përgjithshme kundër regjimit. Po sot Kishat katolike e protestante të Mianmarit u kanë bërë thirrje krerëve të xhuntës ushtarake të gjejnë një zgjidhje politike për krizën. Ndërkaq, 600 mijë katolikët e vendit vazhdojnë të luten për të mirën e kombit e shumë prej tyre, sidomos studentë e universitarë kanë marrë pjesë në manifestimet e protestës sëbashku me murgjërit budistë. Amnesty International i ka kërkuar OKB-së të vendosë embargon e armëve ndaj vendit aziatik, megjithëse në të vërtetë, e vetmja që mund të ushtrojë ndonjë lloj presioni është Kina, nga e cila varet ekonomia e ish-Birmanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.